
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ndarjen tragjike nga jeta të foshnjës 5 muajshe në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në plazhin Paraspóros, ku foshnja qëndroi disa orë nën diell. Prindërit kanë dëshmuar ndërsa kanë treguar periudha të ndryshme të ekspozimit të foshnjës në diell.
Sipas babait shqiptar, foshnja ishte në diell rreth dy orë, ndërsa nëna, po shqiptare pretendon se qëndruan nga mëngjesi deri në mesditë. Nëna tregoi se në mëngjes shkuan në plazh dhe foshnja po qante dhe prandaj e çoi në makinë. Mjeti shton ajo ishte i parkuar në diell.
“Shkuam në mëngjes me bashkëshortin dhe fëmijët tanë. Qëndruam gjithë kohën në diell. Foshnja filloi të qante dhe unë vendosa ta çoja në makinë, e cila ishte e parkuar në diell. Qëndrova aty për gjysmë ore dhe më pas i tregova burrit se foshnja qante pa pushim, nuk ishte mirë dhe duhej të largoheshim. U larguam në orën 15:00 drejt shtëpisë,” tha ajo.
Babai pretendon se nëna mungoi për vetëm 10-15 minuta dhe nuk di se çfarë ndodhi gjatë asaj kohe. Nëna mbeti vetëm me foshnjën në shtëpi nga ora 15:00 deri në orën 17:00, kur ajo e transportoi foshnjën tashmë të pajetë në Qendrën Shëndetësore të Paros.
“Pak pas pas ardhjes në shtëpi, bashkëshorti dhe djali im shkuan përsëri në plazh. Pas një ore e gjysmë apo dy orë, kuptova se diçka nuk shkonte me foshnjen. E mbështolla me një batanije dhe e dërgova në Qendrën Shëndetësore të Paros. Kur mbërrita, i thashë mjekut se foshnja nuk po merrte frymë. Nuk e di se çfarë ndodhi,” shtoi ajo.
Nëna është në gjendje shoku që nga pasditja e së dielës dhe nuk ka dhënë detaje për orët vendimtare që kaloi vetëm me foshnjen. Mjekët ligjorë po hetojnë jo vetëm për komplikimet nga goditja e diellit, por mundësinë e gëlltitjes së ndonjë trupi të huaj, ndërsa është përjashtuar skenari i një veprimi kriminal.”
© SYRI.net