Një elektriçist 32-vjeç ndërroi jetë dje, pasi po riparonte një linjë elektrike në Mërtish, Divjakë.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, policia njoftoi sot se kanë vendosur në pranga 2 elektricistë të OST dhe OSHEE.

Xhezmi Haliti, punonjës nënstacioni dhe Arben Presheva elektriçist dyshohen se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke mos shkëputur energjinë elektrike në linjën që po riparonte Xhujo Shtëmbari.

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale, në lidhje me ngjarjen e djeshme, në fshatin Mërtish, ku humbi jetën shtetasi Xh. Sh., 32 vjeç, elektricist i OSHEE, dyshohet sepse ra në kontakt me rrymën, gjatë punës për riparimin e një linje elektrike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. H., 60 vjeç, banues në Gradishtë dhe A. P., 57 vjeç, banues në Babunjë. Këta shtetas, përkatësisht elektricistë të OST dhe OSHEE, dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke mos shkëputur energjinë elektrike në linjën që po riparonte 32-vjeçari”, informoi sot policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu