
Është arrestuar nga policia pronari i subjektit ku ditën e djeshme vdiq një 32 vjeçar gjatë punës.
Njoftimi:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 19.07.2025, lidhur me ngjarjen e ndodhur në shëtitoren “Willson”, në Shëngjin, ku gjatë punimeve në një strukturë për ngritjen e një skene humbi jetën një punëtor, ju informojmë se:
Nga veprimet hetimore të kryera nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. Sh., 64 vjeç, banues në Shëngjin, me detyrë përgjegjës i subjektit (ortak) që po kryente punimet në vendngjarje.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se më datë 19.07.2025, rreth orës 16:30, shtetasi Z. L., 32 vjeç, punëtor në këtë subjekt, duke punuar mbi një strukturë për ngritjen e skenës, aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka rënë nga një lartësi prej 5-6 metrash, duke marrë dëmtime të rënda trupore, i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital.