Zjarri në Malin e Moravës, në territorin e Bashkisë së Devollit, vijon të jetë aktiv, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe vullnetarët po punojnë intensivisht për ta izoluar.

Në operacionin e shuarjes janë angazhuar 8 efektivë zjarrfikës, 30 punonjës të shërbimeve publike, 10 të drejtorisë së pyjores dhe 30 banorë të zonës.

Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja po bëhet me mjete rrethanore, ndërsa ekipet janë ndarë në disa grupe për të kufizuar përhapjen e flakëve.

Autoritetet vijojnë përpjekjet për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur rrezikun për zonat e banuara

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu