Protesta e opozitës në kryeqytet ka shënuar një moment tensioni në zonën e Ish-Bllokut, ku protestuesit janë ndalur pranë Shtëpisë së Enver Hoxhës.

Sipas pamjeve të siguruara, në drejtim të banesës janë hedhur bomba molotov dhe fishekzjarrë, duke shkaktuar flakë në pjesën e jashtme të godinës. Situata është tensionuar për disa minuta, ndërsa tymi dhe zjarri janë përhapur në oborrin e vilës.

Në disa prej pamjeve duket edhe një person brenda ambienteve të banesës, i cili dyshohet të jetë punonjës ose roje. Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar për gjendjen e tij shëndetësore.

Në momentin e hedhjes së molotovit, forcat e policisë nuk ishin të pranishme në afërsi të objektit. Pak minuta më vonë në vendngjarje ka mbërritur një autobot me ujë për të shpërndarë turmën dhe për të neutralizuar flakët.

Autoritetet pritet të dalin me një reagim zyrtar lidhur me incidentin dhe masat e marra për garantimin e sigurisë në zonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu