Ne Shkoder vazhdon zjarri i rene ne tregun e rrobave ne qytet i cili ka angazhuar të gjitha strukturat. Në terren 21 mjete zjarrfikëse, të repartit të Shkodrës, nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari.
110 efektivë të forcave zjarrfikëse
30 efektivë të Policisë Shkodër
20 efektivë të repartit të FNSH
3 autoambulanca me personel nga Spitali i Shkodrës
110 punonjës të Bashkisë Shkodër
30 efektivë të Repartit Ushtarak Vau Dejës
1 helikopter i ushtrise
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
🔥 Shkodër📍Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e një zjarri tepër të madh në lagjen Qafhardhi👨🚒👩🚒 🚒 Policia e Shtetit ka evakuar banorët e banesave në zonën përreth, ndërsa një numër i madh zjarrfikësish nga bashkitë fqinje po mbërrin për tu ardhur në ndihmë djemve të MKZSH Shkodër🙏 Forcat e Armatosura do të ndërhyjnë nga ajri përmes 🚁 helikopterit
Reagim i ministrit te mbrojtjes Niko Peleshi
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, helikopteri #Cougar dhe një grup efektivësh të FA u janë bashkuar forcave zjarrfikëse në aksionin për shuarjen e zjarrit të rënë në lagjen Qafhardhi, në Shkodër rreth orës 19:00.
Strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror kanë bërë evakuimin e menjëhershëm të banorëve, ndërsa aktualisht flakët janë nën kontroll. Forcat në terren po punojnë për normalizimin e situatës për të izoluar edhe vatrën e fundit
Gjithmonë në gatishmëri për të siguruar mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve!