Vazhdon aktiviteti intensiv sizmik në Santorini, pasi tre tërmete mbi 3 të shkallës Rihter kanë ndodhur brenda gjashtë minutave, shkruajnë mediat greke.

Santorini, Ios dhe Amorgos janë tashmë “nën mikroskopin” e autoriteteve kompetente shëndetësore, për shkak të shqetësimeve të shtuara nga tërmetet e njëpasnjëshme që kanë goditur vendin.
Mjekët me ambulanca dhe pajisje, janë angazhuar në kuadër të gatishmërisë së vazhdueshme operacionale dhe përforcimit parandalues ​​të mekanizmave të reagimit të menjëhershëm.

yacht hotel sarande

Ekipet e shpëtimit gjithashtu do të jenë prezent nga nesër dhe për aq kohë sa të jetë e nevojshme në Ios dhe Amorgos, për të forcuar strukturat ekzistuese shëndetësore.

Një tjetër tërmet i fortë me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në orën 19:41 (me orën greke) në zonë, me epiqendër 23 km në jug-jugperëndim të Arkesinit, Amorgos, sipas Institutit Gjeodinamik.

Ndërkohë qytetarët këshillohen të mos qëndrojnë në ndërtesa të vjetra, në rast lëkundjesh të forta, të mos i afrohen bregdetit, dhe t’u binden rregullave të autoriteteve. /abcnews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu