Një aksident rrugor është regjistruar para pak minutash në Vaun e Dejës, në vendin e quajtur ura e Spatharit, në aksin rrugor “Mjedë–Spathar”.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 16:10, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e liqenit të Vaut të Dejës. Në mjet ndodheshin tre persona, të cilët janë nxjerrë nga uji dhe janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, ata kanë arritur të dalin nga automjeti.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe, por kjo pritet të konfirmohet nga hetimet.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu