Varhelyi: Është e padiskutueshme tashmë për BE-në që zgjerimi është mes tri përparësive kryesore, sepse pa zgjerimin Europa nuk mund të bëhet më e fortë. Krahasuar me pikën nga e nisëm në 2019 kemi bërë një rrugë të gjatë. Me kujtohet dita e parë në detyrë ku mu desh të telefonoja kryeministrin Rama ku ishin përballur me tërmet shkatërrues. Ndërhymë menjëherë për të ndihmuar dhe kjo formësoi pjesën tjetër të mandatit dhe solli një qasje të re.

Kishim tri përpjekje të dështuara për arritjen e negociatave dhe në thelb u desh që politika e zgjerimit të ngrihej në këmbë dhe pastaj të merreshim me integrimin e mirëfilltë dhe pastaj sit ë arrinim një ekonomi dhe shoqëri të ngjashme para se të arrihej integrimi.

yacht hotel sarande

E para hartimi i një metodologjie të re më pas plan i rritjes që po e bën të mundur anëtarësimin. Do të mund të shohim kryeministrin Rama të emërojë apo të japë propozimin e tij për komisionerin. Rama në fillim më shihte me një nivel modest pikëpyetje nëse kjo do të ishte e mundur, dhe kjo është e mundur sepse qeveria mori një qasje të re, që përfshin të mos druhet të bëjë gjithçka që është e nevojshme në terren.

Në 2020 kishin probleme të krimit, korrupsioni dhe sistemit gjyqësor dhe ne vërtet u futëm shumë thellë me kryeministrin dhe tani ka ndërtuar besimin tullë pas tulle dhe ky ishte një element thelbësor në suksesin e akumuluar,.

Në kohën e Covid na u desh të dërgonin vaksinat. Në 2022 patëm konferencën e parë ndërqeveritare që nënkuptonte se bisedimet e anëtarësimit nisën. Krah kësaj nisëm të ndërtonim Europën në Shqipëri. By Pass i Vlorës, Kolegji i Europës dhe mund të vazhdojë lista. Kjo ka ndodhur sepse Shqipëria kurrë nuk është stepur për të bërë gjithçka në rrugën e integrimit të BE-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu