Zëvendëspresidenti JD Vance dhe bashkëshortja e tij, Usha Vance, kanë vizituar bazën hapësinore amerikane Pituffik në Groenlandë, ndërsa Presidenti Donald Trump vazhdon të insistojë që SHBA duhet të marrë nën kontroll territorin gjysmë-autonom danez.

Duke folur para trupave, Vance tha se forca ushtarake nuk është e nevojshme që SHBA të zgjerojë praninë e saj në Groenlandë, duke shtuar se vendasit do të preferojnë të bashkohen me SHBA në vend të Danimarkës.

“Pra, mendoj se të flasim për diçka që është shumë larg në të ardhmen është ende tepër herët. Ne nuk besojmë se forca ushtarake do të jetë ndonjëherë e nevojshme. Ne mendojmë se kjo ka kuptim dhe, për shkak se besojmë që njerëzit e Groenlandës janë racionalë dhe të mirë, besojmë se do të arrijmë të bëjmë një marrëveshje, në stilin e Donald Trump, për të siguruar jo vetëm sigurinë e këtij territori, por edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.” tha Vance në Pittufik.

Zëvendëspresidenti gjithashtu deklaroi se Danimarka “nuk ka bërë një punë të mirë” për popullin e Groenlandës dhe se SHBA duhet të ndërhyjë.

Ai paralajmëroi se Rusia dhe Kina po rrisin ndikimin e tyre në rajon dhe se bota nuk mund të “fusë kokën në rërë – apo në këtë rast në dëborë”.

Vizita e Vance u kufizua pas një përplasjeje me qeveritë e Groenlandës dhe Danimarkës, të cilat nuk kishin bërë një ftesë zyrtare.

Kryeministri i ri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, u tha gazetarëve se vizita “nuk tregon respekt për një aleat”, ndërsa një banor i kryeqytetit Nuuk, Karl-Peter, i tha BBC-së se është “i shqetësuar” për përpjekjet e Trump për të marrë kontrollin e vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu