
Mundësi i Shqipërisë, Chermen Valiev është shpallur kampion i Europës, në peshën deri në 74kg. Sportisti kuqezi mposhti në finale rusin Sidakov, me rezultatin 4-2.
Sukses i rëndësishëm për Valiev, i cili pas medaljes së Bronztë në Olimpiadën e Parisit, bëhet dhe kampion Europe për Shqipërinë, duke marrë medaljen e artë.
Më herët, mundësi tjetër i Shqipërisë, Zelimkhan Abakarov, fitoi medaljen e bronzit në Europianin që po mbahet në Bratislavë të Sllovakisë.
Në peshën deri 61kg, Abakarov triumfoi në finalen për medaljen e bronzit ndaj moldavit Colesnic, me një fitore të pastër 11-0. /tvklan.