Autoritetet në disa vende të Europës kanë dhënë alarmin për një rrezik të ri që po shfaqet në brigjet turistike të Mesdheut: krijesa të rrezikshme dhe helmatisëse detare, të cilat po afrohen gjithnjë e më shumë drejt bregut për shkak të temperaturave ekstreme.

Sipas Daily Mail, Italia është ndër vendet më të prekura nga ky fenomen. Njësia Kombëtare për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Kërkimin Shkencor në Itali ka paralajmëruar për praninë e katër specieve të rrezikshme që janë vërejtur në ujërat e ngrohta të Mesdheut këtë javë. Më shumë se 2,000 raste janë raportuar në rajone të ndryshme.

Turistët dhe peshkatarët janë këshilluar të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo kontakt apo vëzhgim të krijesave të pazakonta në det.

Ekspertët thonë se ndryshimet klimatike dhe rritja e temperaturave po shtyjnë këto specie helmatisëse të migrojnë nga zonat e thella drejt bregut, duke rritur rrezikun për pushuesit dhe komunitetet bregdetare.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu