Familja e madhe e aktores së njohur Angelina Jolie prej disa vitesh po përjeton pasojat e divorcit të saj me ish-bashkëshortin, Brad Pitt.
Së fundmi vajza e ish-çifti, Shiloh hoqi dorë nga mbiemri i babait të saj, duke përdorur atë të nënës, Jolie. Sipas TMz, me 27 maj Shiloh mbushi 18 vjeç dhe po në të njëjtën ditë bëri aplikimin për të ndryshuar mbiemrin e saj Pitt, ndërsa tashmë është në pritje të vendimit zyrtar.
Pak ditë më parë u bë e ditur se motra 16-vjeçare e Vivienne -s tashmë përdor vetëm mbiemrin Angelina, gjë që e bëri së fundmi me rastin e shfaqjes së nënës së saj në Broadway. Shiloh është fëmija i parë në familje që shkon bën kërkesën në gjykatë për ndryshimin e mbiemrit, por më parë edhe vajza tjetër e Angelinës dhe Brad Pitt, Zahara një vit më parë përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale është shprehur se quhej Zahara Marley Jolie.
Nga ana tjetër duket se është edhe vëllai i tyre Pax do të marrë të njëjtin vendim si dy motrat e tij, pasi kohë më parë përmes një postimi në Instagram ai tregoi se babai i tij është një person i tmerrshëm, që shkakton terror tek fëmijët e tij.
Marrëdhëniet aspak të mira mes fëmijëve të familjes dhe Brad Pitt janë arsyeja kryesore e ndryshimit të mbiemrave, qoftë zyrtarisht apo jo. Në qendër të këtij ndryshimi, megjithatë, mund të jetë shembulli që kishte dhënë vetë Angelina me rastin e marrëdhënies së keqe që kishte me të atin, Jon Voight.