
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka ndarë një mesazh optimist pas një takimi me Andrey Kovatchev, Zëvendëskryetar i Komitetit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Europian dhe raporter për Shqipërinë në Grupin e Partisë Popullore Europiane (PPE).
Sipas Ballës, Kovatchev është shprehur me fjalët: “Uroj që Shqipëria të jetë anëtari më i ri i Bashkimit Europian”, duke rikonfirmuar mbështetjen e fortë të PPE-së për procesin e integrimit të vendit tonë.
Balla theksoi se gjatë takimit është diskutuar për ecurinë e negociatave dhe ambicien e Shqipërisë për të përmbyllur marrëveshjen e anëtarësimit brenda vitit 2027.
“Me Andrey Kovatchev, një mik i vjetër, diskutuam për ecurinë e negociatave dhe ambicjen tonë për të përmbyllur marrëveshjen për anëtarësim brenda vitit 2027. Mirënjohje PPE dhe Parlamentit Europian për mbështetjen e fortë, e shprehur edhe në draft-rezolutën e paraqitur javën e kaluar dhe që fillon diskutimin ditën e enjte në AFET.” përfundon postimi i Ballës krah fotos me eurodeputetin bullgar, Kovatchev.






