
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zgjodhi të përcjellë urimet për fillimin e vitit të ri shkollor nga shkolla e tij e vendlindjes, në fshatin Gosë.
Kreu i Shtetit uroi nxënësit, mësuesit dhe prindërit për një vit të mbarë shkollor, duke theksuar se shkolla është themeli i formimit të qytetarëve të ditur dhe i një shoqërie të zhvilluar.
Ai kujtoi emocionet e viteve të para të mësimit në këtë shkollë, duke nënvizuar se aty fillon rruga drejt dijes, miqësive dhe përvojave të reja.
Begaj gjithashtu i falënderoi mësuesit për misionin e tyre fisnik dhe nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe si çelës i suksesit dhe identitetit kombëtar.