“Urat e reja për Shqipërinë 2030″ është programi i prezantuar këtë të enjte (9 janar) nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka sqaruar se ka në fokus të tij zhvillimin e pronave publike, për të ndërtuar përmes partneriteteve me sipërmarrjen private, vepra të reja të infrastrukturës publike, administrative, turistike, kulturore e sociale.

Kreu i qeverisë theksoi se “Urat e reja për Shqipërinë 2030″ është një fazë e re e zhvillimit të pronave publike në funksion të përmirësimit të kushteve të administratës shtetërore lidhur me hapësirat e punës dhe të krijimit të partneriteteve, që do japin mundësi që nga zhvillimi pronave publike të përfitojë dhe sektori publik.

yacht hotel sarande

“Ndajmë me ju një qasje tjetër të bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare, nisur nga eksperienca e Italisë dhe Spanjës që prej shumë vitesh kanë ngritur struktura të ngjashme me strukturën e korporatës shqiptare të investimeve, struktura që janë në dispozicion të sektorit publik dhe shërbejnë si ura të fuqishme për ndërveprime dhe bashkëpunime komplekse me sektorin privat.

Prezantojmë disa projekte të para që lidhen me zhvillmë të përbashkëta me sipërmarrjen. Do vendosen përmes garave të hapura dhe synojnë të vënë në dispozicion shtetit hapësira të reja, me standarde evropiane për aktivitetin e administratës publike dhe ti japin mundësi sipërmarrjes që në këmbim të bëjë biznes duke hyrë në marrëdhënie me shtetin”, deklaroi Rama.

Sipas kryeministrit, ky proces do krijojë një profil të ri për sektorin publik, atë të sipërmarrjes. Rama nënvizoi më tej se ky proces ka nevojë për njohje të plotë nga të gjithë aktorët; dialog për të përmirësuar më tej mekanizmin; transparencë dhe qartësi të plotë në mënyrë që të garantohet konkurrenca.

“Ky proces do na japë mundësinë të krijojmë një profil të ri për sektorin publik, një profil sipërmarrës që do na fusë në klubin e vendeve që këto eksperienca i kanë shumëvjeçare dhe shumë të konsoliduara.

Si rezultat shteti nuk do zhvishet nga pjesëmarrja në zhvillimin e pronës, duke humbur mundësinë që përmes kësaj pjesëmarrje të marrë dhe përfitimet në funksion të interesit publik, por do jetë aktor në bashkëpunim me aktorët e tjerë të tregut.

Nëpërmjet këtij instrumenti të ri u japim mundësi institucioneve që të përdorin instrumentin për të zhvilluar pronat që kanë në funksion të interesave të tyre publike dhe i japim mundësi sipërmarrjes (që në shumë raste për të zhvilluar një pronë private ndeshen me problematika që lidhen me një copëz prone që është pronë e shtetoit) të mundtë përdorin këtë instrument. Jo më sikurse ka ndodhur në të shkuarënb që duhej ta lëshoje atë pronë pa marrë asgjë mbrapsht, por një çmim simbolik dhe mbetej një procedurë e parealizueshme, ose të mos reagoje fare dhe kështu të pezullojë një mundësi zhvillimi provat”, theksoi Rama.

/rtsh.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu