
Tiranë – Kandidati për deputet i PS, Erion Braçe, ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar në zonën e “Moskatet”, në jug të rrugës “11 Janari”, ku sipas tij ka një sërë problematikash urbane që dëmtojnë drejtpërdrejt jetën e banorëve.
“E nisëm me diell, e mbyllëm me shi,” shkruan Braçe, duke përshkruar një ditë të ngarkuar në terren me qytetarët, ku theksoi nevojën për:
- Hapjen e shkollës së re në Shtator, që konsiderohet jetike për prindërit dhe fëmijët;
- Përfundimin e urbanizimit sipas projektit, përfshirë rrugë të bllokuara dhe pusetat ende të pangritura;
- Lirimin e hapësirave publike të zaptuara;Ndalimin e shfrytëzimit të hapësirave publike nga bizneset që zgjerojnë lokalet përtej lejeve, duke bllokuar sheshe, rrugë dhe lulishte.
Ai kritikoi rëndë një kompani ndërtimi për mungesë respekti ndaj banorëve: “Ju ka marrë jetën me zhurmën, territorin dhe lirinë e lëvizjes,” tha ai. Gjithashtu, përmendi rastin e “Zayed Center”, që sipas tij ka kthyer një rrugë publike në parking privat.
Braçe u shpreh se nuk ka interesa private dhe është në krah të qytetarëve: “Do jem me njerëzit, jo me ta! Do doja Bashkinë në krah për t’u kthyer jetën këtyre njerëzve!”