Një aktor i vjetër që nuk ngjitet në skenë prej 7 vjetësh duke u kuruar për probleme të shëndetit mendor, përpiqet të rikthehet në teatër. Paraqitet në një audicion me regjisorin e famshëm Lettau, por ai nuk vjen, ndërsa edhe kur mbërrin sërish nuk e dëgjon. Fojerbahut s’i mbetet gjë tjetër përveçse të dalë sërish nga skena pas një persiatjeje filozofike mbi jetën e aktorit dhe eksperiencën e vyer që humb mes amatorizimit që ka mbërthyer jo vetëm skenën e që simbolizohet me anë të një asistent/regjisori të ri e të paditur.

” Unë, Fojerbahu “, një produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në bashkëpunim me qëndrën “Goethe” (Gëte) në Tiranë solli për publikun veprën e dramaturgut gjerman Tankred Dorst me regji të shkrimarit dhe studiuesit të njohur, Stefan Çapaliku.

yacht hotel sarande

Fojerbahu, ky personazh i pakohe foli shqip nën interpretimin e ndjerë të aktorit Ervin Bejleri dhe Endri Çela, Valentina Myteveli.
Autori Tankred Dorst ka eksperimentuar shumë forma teatrale mes realitetit dhe trillimit duke denoncuar shunë problematika bashkëkohore. Në vitin 1990 shkroi “Un’, Fojerbah” , një alegoria teatrale mbi zvetënimin e botës, vepër që u pasua nga Legjenda e Hajnrihut të varfër dhe Gëzimi i të jetuarit.

Shfaqja vihet në skenë edhe sonte në Sallën 150, tek arTurbina në ora 20:00.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu