Umberto Eco dhe Milan Kundera ‘takohen’ në Tiranë në një panair libri. Ndër librat e fundit të dy autorëve të njohur para se të ndaheshin nga jeta tashmë kanë ardhur në gjuhën shqipe për të sjellë dy qasje mendimi e letërsie krejt të ndryshëm. Botuesja Marjana Ymeri, ndalet së pari te ECO.

“Është një libër që mund ta hapësh në çdo faqe dhe do gjesh diturinë e Ecos, një instrument I fuqishëm njohjeje e informacioni. Quhet “Mos kujtoni se do të shpëtoni nga librat” dhe është një bashkëbisedim mes Ecos dhe një francezi”- tha Ymeri.

yacht hotel sarande

 

Ndërsa Eco sjell historinë e librit, Kundera, që jetoi mes Parisit e Pragës, vjen përmes një lufte ndaj vanitetit, përmes stilit të pangatërrueshmëm.

“I gjithë libri është një shaka e vërtetë. Është për të thënë që në këtë botë po humbasin vlerat e vërteta. Është optimist dhe pesimist njëherësh, por të bën të mendosh për vlerat e jetës dhe vlerat e vërteta të njeriut”, thotë Ymeri.

Eco dhe Kundera përfaqësojnë dy botë të ndryshme letrare të shënjuara nga jetët e tyre. Nëse Eco sjell shijen e filozofit Italian, Kundera përshkroi jetën e Europës lindore nga kryeqyteti I Francës së revolucioneve./balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu