Fermerët në Hajdaran dhe Godolesh tregojnë se shkak kryesor është ndryshimi i klimës.
Ata shprehen gjithashtu e ullinjtë po braktisen nga banorët, për shkak të emigrimit jashtë Shqipërisë.
Në Elbasan këtë vit vërehet një ulje e prodhimit të ullirit, kjo vjen dhe si rrjedhojë e mos plotësimit të kushteve të kujdesjes për bimën.
Fshatra si Hajdarani dhe Godoleshi këtë vit kanë rënie drastike të prodhimit të ullirit. Sipas banorëve, shkak ka qenë thatësira gjatë verës.
Ata shprehen se gjatë këtyre viteve nuk kanë marë asnjë subvencion nga shteti, duke detyruar shumë fermerë të braktisin bujqësinë për emigrimin.
Kultura e ullirit është një nga më të përhapurat në ultërsirën e Elbasanit, ku fermeët sigurojnë të ardhura për jetesë./SYRI.net