Kryeministri Edi Rama ndodhet në ceremoninë e uljes së avionit të parë në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ky projekt ka qenë tejet sfidues.

“Dola t’ju them në radhë të parë shumë urime dhe me këmbë të mbarë të gjithë punonjësve dhe punonjësve të reja të aeroportit të Vlorës.

Dua të falenderoj grupin e ardhur nga Kosova që janë këtu të pranishëm dhe të shpreh besimin se kjo shqiponjë dykrenare që është krijuar në trupin e aeroportin të Vlorës me burime njerëzore nga Kosova dhe Shqipëria do ta ngrejë shumë lart emrin e këtij aeroporti për cilësinë e shërbimit, sigurinë dhe nivelin e buzëqeshjes që e pashë sot me shumë kënaqësi.

Dua të falenderoj ata që besuan dhe punuan për këtë projekt që s’ka qenë aspak i lehtë dhe tejet sfidues. Mjafton të shohësh pak më larg se si i gjithë aeroporti është ngritur dy metra nga sipërfaqëja e terrenit, pasi terreni është 2 m nën nivelin e detit dhe cfarë pune e jashtëzakonshme është bërë në të gjithë pjesën e padukshme për të garantuar një platformë solide të kategoritë më të lartë ndërkombëtare”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu