Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit në Lagunën e Karavastasë, një fenomen i rrallë për këtë zonë të mbrojtur. Sipas Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, rritja e nivelit të ujit ka prekur edhe ishullin e Pelikanit kaçurrel.

Megjithatë, ndërhyrjet e kryera gjatë muajit janar nga Administrata e Zonave të Mbrojtura Fier kanë shmangur pasojat negative në procesin e riprodhimit të kësaj specieje të rrallë.

Sipas njoftimit zyrtar, është bërë e mundur ngritja e shtretërve të riprodhimit, çka ka garantuar që ngjarjet e fundit të mos sjellin probleme në procesin e folenizimit të Pelecanus crispus, i njohur si Pelikani kaçurrel.

Lugina e Karavastasë përbën një nga habitatet më të rëndësishme në Shqipëri dhe në rajon për këtë specie të mbrojtur, duke e bërë ruajtjen e kushteve të përshtatshme për shumimin e tij një prioritet për institucionet mjedisore.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu