
UEFA ka nisur procedimet disiplinore ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për incidentet, përfshirë pushtimin e fushës dhe hedhjen e objekteve gjatë humbjes 2-1 nga Italia në Dortmund në Euro 2024 të shtunën.
UEFA nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me mesazhin që pretendohet se është transmetuar por dyshohet se ka lidhje dhe me hyrjen e tifozit ne fushe.
Organizmi i futbollit evropian tha se Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s do të vendosë për këtë çështje në kohën e duhur.