33-vjeçari Flori Paluçi, që mbeti i vrarë në Manzë të Durrësit pas një sherri për një kafe, rezulton se ishte në kërkim në Itali për tentativë vrasjeje të dyfishtë. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane më 24 tetor.

Sipas raportimeve nga Italia, Paluçi ishte nën hetim nga Prokuroria e Perugias për një ngjarje të ndodhur më 19 qershor përpara një bari në zonën e Vernës, në Umbertide, ku pas një shkëmbimi zjarri dy persona mbetën të plagosur rëndë. Hetimet paraprake sugjerojnë se përplasja ishte e lidhur me çështje droge. Menjëherë pas ngjarjes, Paluçi — i cili ishte i njohur më parë nga policia italiane — u arratis dhe qëndroi i fshehur për disa muaj, derisa u identifikua pas vrasjes në Shqipëri.

Fundi i arratisjes së Paluçit erdhi në orët e vona të mbrëmjes mes 21 dhe 22 tetorit, kur në Manzë të Durrësit ndodhi një tjetër përplasje me armë përpara një karburanti.

Teksa i referohen raportimeve nga Shqipëria, mediat italiane shkruajnë se ngjarja ndodhi për një kafe. Një 23-vjeçar, që ndodhej ulur në një lokal me një mik, kishte kërkuar një ekspres, por kamarieri nuk e kishte shërbyer pasi ekspresi ishte fikur. Kjo shkaktoi një debate të ashpër, në të cilën ndërhyri edhe Flori Paluçi. Sipas hetimeve paraprake, Paluçi dyshohet se qëlloi me armë ndaj 23-vjeçarit, duke e vrarë në vend. Në ato momente, miku i viktimës reagoi, nxori armën dhe hapi zjarr drejt Paluçit, duke e vrarë në vend.

Autori i dyshuar për vrasjen e Flori Paluçit është aktualisht në kërkim nga policia shqiptare, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të përcaktuar rrethanat e konfliktit fatal./ BalkanWeb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu