Ivi Kaso i cili është vendosur në Bradashesh për të protestuar tha për Euronews Albania se policia ka ndërhyrë në mënyrë të padrejtë dhe ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve. Ai tha se rreth 4-5 persona janë shoqëruar.
I pyetur nga gazetari Xhensil Shkëmbi nëse protesta në këtë zonë mund të quhet e mbyllur, Kaso tha se ajo do konsiderohet e tillë vetëm kur të gjithë të shoqëruarit të dalin nga komisariati.

“Ishte ndërhyrje e paprovokuar e policisë e cila ushtroi dhunë ndaj protestuesve. Ka të dhunuar ka të shoqëruar, po përpiqemi të marrim vesh bilancin, por ka 4-5 persona të shoqëruar. Tani do nisemi drejt komisariatit të bëjmë të gjitha procedurat për ti nxjerrë se kemi të bëjmë me persona që po protestonin me duar në xhepa dhe u provokuan, dhe u dhunuan nga policia e shtetit nga forca të ndërhyrjes së shpejtë dhe nga civilë pa shenja identifikuese”,-tha Kaso.

yacht hotel sarande

Ai shtoi se përgjegjësit për këtë dhunë do të vihen para përgjegjësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu