14-vjeçari, shoku i nxënësit që u vra jashtë shkollës “Fan Noli” disa ditë më parë, ka dalë nga spitali pasi kishte mbetur i plagosur gjatë sherrit.

yacht hotel sarande

Klan News raporton se pas trajtimit në Spitalin e Traumës, nxënësi 14-vjeçari la sot ambientet e spitalit pasi ekipi mjekësor konfirmoi situatën stabël të gjendjes së tij shëndetësore.

Ai ishte shok me Martin C., nxënësin 14-vjeçar që mbeti i vrarë me thikë. Edhe vetë ai kishte mbetur i plagosur nga goditja me thikë gjatë përleshjes me autorin.

Ngjarja e rëndë në shkollën “Fan Noli” ka nxitur diskutime të gjera mbi sigurinë në ambientet shkollore dhe masat që duhen marrë për të parandaluar incidente të tilla.

Ministria e Arsimit dhe institucionet e tjera përkatëse janë zotuar për ndërhyrje të menjëhershme për të përmirësuar kushtet e sigurisë dhe për të forcuar masat parandaluese ndaj dhunës në shkolla.

Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit dhe për të marrë masat e nevojshme.

Autori i krimit është dërguar në Burgun e Kavajës.

/tvklan.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu