
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier, pranë shkollës së muzikës, ku një këmbësor u përplas nga një automjet tip “Range Rover”.
Viktima është identifikuar si Kreshnik Tomani, 35-vjeç, baba i tre fëmijëve, i cili në momentin e ngjarjes po kalonte rrugën. Automjetin e drejtonte një 17-vjeçar pa leje drejtimi, i cili u shoqërua nga policia.
Përplasja ka qenë shumë e fortë, duke i shkaktuar plagë të rënda Tomanit. Fillimisht ai u dërgua në Spitalin Rajonal të Fierit, por për shkak të gjendjes së rëndë u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në koma dhe i intubuar.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.