
Rasti i tragjik i Arben Anamalit, kapitenit të një anijeje turistike nga Shkodra, ka tërhequr vëmendjen e mediave izraelite, pas humbjes së jetës së tij gjatë një operacioni shpëtimi për dy turistë izraelitë që kishin rënë në ujë për shkak të rrymave të forta në Liqenin e Shkodrës.
Mediat izraelite e kanë cilësuar si një rast heroik të shqiptarit dhe shpjegojnë gjatë raportimit fillesën e ngjarjes deri në gjetjen e trupit të Arben Anamalit.
“Mbetjet mortore të Anamalit u gjetën të enjten në mëngjes pas një kërkimi që zgjati pothuajse 48 orë. Anamali, i cili udhëhoqi një grup turistësh përfshirë shtatë qytetarë izraelitë, humbi jetën duke shpëtuar dy prej tyre, të cilët ishin në rrezik të mbyten.
Blushi: Qeveria represion ndaj qytetarëve dhe sulm politik ndaj Veriut. Rezistencë kundër brutalitetit shtetëror
Ngjarja tragjike ka ndodhur në fillim të javës, kur Anamali, pavarësisht paralajmërimeve për rryma të forta, i udhëhoqi turistët në një ekskursione në Liqenin e Shkodrës. Dy prej turistëve izraelitë u hodhën në ujë dhe u përballën me një rrezik për mbytje. Pavarësisht përpjekjeve të para për shpëtim, përfshirë hedhjen e jelekëve shpëtimi, ata nuk arritën të shpëtohen.
Në një akt heroik, Anamali u hodh vetë në ujë për të shpëtuar turistët, duke i afruar ata me varkën dhe duke i ndihmuar ata të ktheheshin në anije. Pas shpëtimit të dy turistëve, Anamali humbi kontaktet dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak si pasojë e lodhjes dhe përpjekjeve ekstreme.
Pas dy ditësh kërkimesh të përpiktë, trupi i tij u gjet dhe u transportua në spitalin rajonal të Shkodrës për ekzaminime të mëtejshme. Arben Anamali lë pas dy fëmijë dhe një komunitet të tronditur nga humbja e këtij njeriu heroik që dha jetën për të shpëtuar të tjerët”, thuhet në raportimin e mediave izraelite./Oranews