
Një konflikt i rëndë ka ndodhur midis disa personave rreth mesnatës në Tiranë, pranë Pallatit me Shigjeta.
Konflikti ka degraduar mbi urën e Lanës me sende të forta, pëfshirë edhe levat, ndësa dyshohet se është qëlluar edhe me armë.
Debati mes tyre ka nisur mes dy drejtuesve të dy mjeteve, një tip BMW dhe një tjetër mjet tip Benz GLE.
Sherri ka nisur nga brenda makinave që në “Misto Mame”, e verifikuar pas këqyrjes së pamjeve të kamerave ku duken se drejtuesit ndjekin njëri-tjetrin dhe shahen vazhdimisht.
Dyshohet se madje janë goditur dhe me makinë. Pasi kanë arritur mbi urën e Lanës në afërsi të Pallatit me Shigjeta, kanë dalë jashtë dhe janë rrahur.
Njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë pasi është gjetur një predhë.
Më pas ata janë larguar me vrap sapo ka mbërritur policia, ndërsa janë shpallur në kërkim dhe makinat e tyre janë sekuestruar.
Qarkullimi mbi urë ka qenë i bllokuar për një kohë të gjatë, derisa grupi hetimor ka këqyrur gjithë vendit e ngjarjes.
Mbetet i paqartë shkaku, ndërsa dyshimet janë ose për ndonjë fërkim makinash në zonën e Kombinatit, ose konflikt i mëparshëm./vizionplus