
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar në rrjetet sociale pasi nisi të hetohet për kanosje/dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje.
Sipas tij, personi me të cilin u përball në Qendrën e Votimit në Vorë është i skeduar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje si dhe është nipi e shoferi i Albert Xhabaftit.
“Xhoni Asllanaj është nipi dhe shoferi i Albert Xhabaftit të Vorës dhe është i skeduar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje”, tha Noka.
Noka thotë se Policia e Shtetit e njeh mirë skedën e Xhoni Asllanajt dhe e cilëson atë si “qytetari që u pengua” sepse ashtu i leverdis partisë.
“Policia e Shtetit e komanduar nga banditi Proda, ndonëse e njeh mirë skedën e Xhoni Asllanajt, e cilëson si “qytetari që u pengua” në qendrën e votimit, sepse ashtu i leverdis partisë që po humbet pushtetin. Fitorja mbi pushtetet e kapura dhe të kalbura do të jetë e qytetarëve të vërtetë”, tha Noka.
Kujtojmë se ndaj Nokës ka nisur procedimi në gjendje të lirë pas incidentit./tvklan