Në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Në rendin e ditës ishte shqyrtimi i kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për përcaktimin e kohës së zhvillimit të debatit lidhur me raportimet e institucioneve të pavarura, që do të diskutohen në seancën plenare të datës 30 tetor 2025.

Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve vendosi që koha e debatit për çdo raportim të jetë 90 minuta.

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë dy seanca plenare gjatë ditës së sotme.

orën 10:00 do të nisë shqyrtimi i nismës së opozitës për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Gjatë kësaj seance pritet të prezantohen dy raportet e përgatitura nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.

Një nga pikat kryesore të rendit të ditës është kërkesa e deputetëve të Partisë Demokratike, e cila argumenton se Peleshi ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit, ndaj kërkohet shkarkimi i tij nga posti i kryetarit.

Pas përfundimit të debatit për këtë çështje, Kuvendi do të zhvillojë një seancë të dytë në orën 11:30, ku do të raportojnë mbi veprimtarinë e vitit 2024 disa institucione të pavarura:

  • Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP)
  • Avokati i Popullit
  • Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil
  • Instituti i Statistikave (INSTAT)
  • Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA)
  • Radiotelevizioni Shqiptar (RTSH)

Seancat e sotme pritet të jenë ndër më të ngarkuarat e këtij sesioni parlamentar, duke kombinuar debatet politike me raportimet institucionale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu