Deputetja aktuale e PS-së, Edona Bilali, e cila humbi mandatin e saj në Shkodër në zgjedhjet e 11 Majit, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve dhe spotin me të moshuarin, që pas kritikave në rrjetet sociale u detyrua ta fshijë.

 

Edona Bilali, referuar spotit, u shpreh se “qartësisht në Tiranë dhe kryesisht jashtë Shkodre nuk jeni akoma gati për këtë lloj humori.”

Ajo theksoi se personi në videon për fushatën elektorale nuk ishte një i moshuar, por aktor.

Ndërsa përgëzoi kolegët e saj socialistë për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, duke u shprehur se “do e shohim të manifestuar në Parlamentin e ri”, jashtë të cilit ajo mbeti.

“Dua të përgëzoj këdo nga skuadra e PS që luftoi për të garuar në këtë garë, për të realizuar këtë rezultat që do e shohim të manifestuar në Parlamentin e ri.

Kjo është punë skuadre dhe krejt mirënjohëse e falenderuese që garoi krah meje”, u shpreh Edona Bilali.

E pyetur nga gazetarët: “Mendoni se ju penalizoi video me të moshuarin në spital? A keni një kërkim falje për qytetarët e Shqipërisë?”, ajo u shpreh se “Ai nuk është një i moshuar, është aktor humori. Por mendoj se qartësisht në Tiranë dhe kryesisht jashtë Shkodre nuk jeni akoma gati për këtë lloj humori.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu