
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:40 në Hamallaj, ku një 28-vjeçar, L. R., u plagos me armë zjarri pistoletë nga shtetasi A. L., 44 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta. Viktima ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.
Shërbimet e Policisë, të cilat reaguan menjëherë pas njoftimit, kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij. Kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme vijojnë, ndërsa grupi hetimor punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.