
Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të cilët akuzohen se plagosën rëndë një 21-vjeçar për motive të dobëta.
Në pranga kanë rënë Florjan Faslia, 18 vjeç, Mentor Daja, 21 vjeç dhe Samuel Tahiraj, 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Tre të rinjtë, në rrugën “Mihal Popi” pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. B., 21 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Fillimisht sherri ka nisur në rrjetet sociale. Më pas tre të arrestuarit i kanë shkuar 21-vjeçarit në shtëpi dhe e kanë goditur me shishe në kokë, duke i këputur një vesh.
Aktualisht, 21-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Tre të rinjtë e arrestuar akuzohen për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim./vizionplus