Në lidhje me lajmin e bërë publik nga Policia e Shtetit, ka reaguar dhe kreu i partisë Demokratike Sali Berisha, i cili e ka cilësuar arrestimin si një simulim të fabrikuar nga drejtuesja e SHISH Vlora Hyseni, dhe Ardi Veliu.

Ai e krahasoi rastin e 38-vjeçarit në Lushnjë të ngjashëm me arrestimin e Belerit në zgjedhje lokale.

“Po të garantoj mijë për mijë, kjo është si rasti i Belerit, këto janë simulime sepse është e tëra e organizuar nga Vlora Hysenaj dhe Ardi Veliu, kategoria e provokatorëve sepse e dinë që fluturojë atje ku e meritojnë pas datës 11 maj, dhe të garantoj se sapo të mësoj emrin e personit që ka marrë pjesë, përjashtohet në mënyrë përfundimtare nga PD.
Përjashtohet si agjent i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe i policisë kriminale, nëqoftëse është njëri që e ka bërë.
Pra ai që e ka bërë, unë do ta përjashtoj nga PD si njeri të rekrutuar nga Vlora Hysenaj dhe Ardi Veliu. Se e kanë si ekspertë të sigurimit të shtetit të vjetër.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu