Djali 19-vjeçar i fotoreporterit britanik Paul Lowe është arrestuar nga autoritetet kaliforniane , të cilat e akuzojnë për vrasjen e babait të tij më 12 tetor, në malet e San Gabriel.
Fotoreporteri britanik, i cili mbuloi konfliktet ushtarake, duke përfshirë rrethimin e Sarajevës, u gjet në një shteg ecjeje me plagë vdekjeprurëse me thikë në qafë, sipas të dhënave të zyrës së ekzaminuesit mjekësor në Los Anxhelos.
Emir Lowe i akuzuar për vrasje do të paraqitet në gjykatën e West Covina./vizionplus