Gjykata e Tiranës nuk ka aprovuar kërkesën e Florenc Çapjas të votojë sot në kuadër të zgjedhjeve parlamentare.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Ina Hoxhaj.

I shumëkërkuari i drejtësisë, u ekstradua më 2 maj nga Dubai drejt Tiranës për llogari të autoriteteve shqiptare.

Çapja u la në masën “arrest në burg” për veprën penale “sigurim i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim në dëm të Sokol Sanxhaktarit.

Përpara togave të zeza, Çapja i cili ishte në arrati prej 7 vitesh, mohoi të kishte lidhje me ngjarjen ku është tentuar vrasja e Sokol Sanxhaktarit, duke i kërkuar prokurorisë të gjejë prova për të vërtetuar akuzën e ngritur ndaj tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu