Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën arrest në burg për Erzen Ukën dhe Julian Cumrakun, të cilët 3 ditë më parë u ngujuan të armatosur në një banesë të braktisur në fshatin Orosh në Fuzhë Arrëz.

Për gati 12 orë ata qendruan të izoluar në banesë, teksa refuzonin t’i dorëzoheshin Policisë. Dy të rinjtë u vetëdorëzuan për shkak të pamundësisë për t’u larguar dhe pas negociatave me të afërmit e tyre.

Gjatë 12 orëve në rrethim, Erzen Uka dhe Julian Cumraku u mbyllën në banesë dhe reaguan me armë ndaj punonjësve të RENEA-s duke u rrezikuar jetën.

Blutë informuan se rreth orës 09:00, konstatuan një person i cili, sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar me shpejtësi duke u futur brenda në një banesë të braktisur, pronë e shtetasit me iniciale P. C. (Gjyshi i Julian Cumrakut).

Ky person raportohet se nuk iu është bindur thirrjes për të dalë nga banesa duke kërcënuar efektivët, ndërsa në përforcim kanë shkuar Forcat Speciale Renea, ndaj të cilëve nga brenda banesës është qëlluar me armë zjarri.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu