
Sipërmarrësi Laert Kasaj ka reaguar pas një ngjarjeje të rëndë të ndodhur para dy ditësh tek kompleksi “Delijorgji” në Tiranë, ku ai është bërë, sipas tij, objekt i një sulmi fizik të paramenduar dhe të organizuar.
Laert Kasaj që u dhunua brutalisht nga pronari i lokalit “Stockholm”, Ferhat Kaja.
Në një deklaratë publike, Kasaj ka dhënë versionin e tij të plotë mbi rrethanat e ngjarjes dhe ka hedhur poshtë akuzat e bëra ndaj tij.
“Para dy ditësh jam bërë objekt i një sulmi të dhunshëm, të paramenduar dhe të organizuar, nga persona konkretë që kanë ardhur poshtë zyrës sime të pajisur me mjete të forta. Pavarësisht se ishte një ngjarje e paprovokuar, në vend që të dënohej dhuna, janë bërë përpjekje për ta justifikuar atë”, deklaroi Kasaj.
Sipas tij, shkaku i sulmit ka qenë një postim i shpërndarë nga një portal online, ku përmendej edhe një lokal në pronësinë e autorëve të sulmit. Edhe pse emri i biznesit të tij përmendej në mënyrë më të dukshme, kjo nuk ka qenë arsye për të reaguar ndaj askujt, thotë Kasaj./Panorama