Kamarieri 18-vjeçarë ka rrëfyer ngjarjen skandaloze në Vlorë ku u dhunua nga Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit rrugor të Vlorës, së bashku me Leart Bimon.

Ngjarja ndodhi pasi kamarieri shërbeu porosinë në tavolinë, e cila përfshinte një shishe ujë më tepër nga porosia e Isufit.

“Erdhën dy zotërinj u ulën në tavolinë, porosinë e mori dikush tjetër dhe thjeshtë më thanë çfarë duhet të çoja. Porosia ishte një shishe ujë e madhe një e vogël dhe një makiato.

Më tha sill vetëm një ujë dhe më ofendoi disa herë.

E hoqa ujin nga tavolina dhe i thash, vetëm mos ofendo, sepse edhe ai tjetri pa dashje e ka bërë. Vijnë të dy burrat nga 40 vjeç e sipër më ndoqën deri në banak. I thash të lutem mos kap me dorë. Ishte edhe menaxheri aty.

Më goditi një herë me shpullë dhe dy herë me grushte.

Për një bidon ujë godet tjetri, në fytyrë dhe qafë. Më hodhi edhe syzet mirë që nuk mi theu.

Sapo i kam mbushur 18-vjeç“, rrëfen kamarieri. /vizionplus.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu