
Orgito Berhama, 22-vjeçari që u dhunua me dërrasë dhe dorëza hekuri dy persona, është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
I riu raportohet se ka marrë dëmtime në kokë. Ai fillimisht u dërgua në urgjencën e spitalit të Sarandës, ndërsa sot u transportua në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës (29 Prill) në rrugën “Gjergj Araniti” në Sarandë.
Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë një konflikt i vjetër prej datës 2 janar 2025, kur në fshatin Gjashtë pati një përplasje të dhunshme dhe me armë mes disa personash.
Ndërkohë policia ka shoqëruar një prej të dyshuarve, shtetasin Andrea Nanai dhe po punohet për kapjen e autorit të dytë./oranews