Detaje të reja lidhur me episodin e dhunës ndaj një 29-vjeçareje në Vlorë, janë bërë të ditura. Mësohet se e reja u dhunua në shtëpinë e prindërve të saj nga babai Astrit Barjami, vëllai i saj Erlind Barjami si dhe i fejuari Armandi Janka të cilët u arrestuan nga policia ditën e sotme.
Bëhet me dije se fejesa e 29-vjeçares me Armandi Janka është bërë nga familja pa miratimin dhe pëlqimin e saj. Shkaku i dhunës mësohet të ketë qenë refuzimi i nisjes së bashkëjetesës me të fejuarin nga e reja.Mësohet se 29-vjeçarja ka bërë rezistencë duke mos pranuar të banojë në një shtëpi me të fejuarin, duke shkaktuar përshkallëzimin e dhunës nga familjarët. Pas marrjes së njoftimit, autoritetet ndërhynë duke arrestuar autorët e dhunës, ndërsa 29-vjeçarja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. dosja