Gjyqtarja e GJKKO-së Irena Gjoka është dorëhequr nga çështja e “Toyota Auris”, dhe gjyqtari Erjon Çela është caktuar për të marrë drejtimin e dosjes.
Të pandehur në këtë çështje janë ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficerja gjyqësore, Erjona Daupaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi.
Gjyqtarja kishte shqyrtuar më parë çështjen e sekuestrimit të pasurive të Suel Çelës, i cili është kreu i një organizate kriminale me një rrjet të gjerë. Kjo është një nga akuzat që rëndon mbi të pandehurit. Po ashtu, në komunikimet e zbuluara në aplikacionin SkyEcc, ata kishin diskutuar mënyrat për të ndikuar në sistemin e drejtësisë për të çliruar pasuritë e sekuestruara të Çelës. Për këtë arsye, gjyqtarja ka vlerësuar se është në konflikt interesi dhe mund të jetë gjithashtu dëshmitare në proces.