Kevi Norra është 23-vjeçari nga Gjirokastra, i arrestuar pas aksidentit tragjik të mbrëmjes së së dielës në aksin Sarandë–Delvinë.

Norra, i cili drejtonte automjetin tip “Audi”, rezultoi shumë i dehur gjatë testit të alkoolit. Përplasja e tij me automjetin tip “Lancia” u mori jetën dy vajzave nga familja Dhimaku, ndërsa pasagjerja 24-vjeçare Antonela Zhupa mbeti e plagosur dhe u transportua për trajtim në Tiranë.

Ky shtetas, në gjendje të dehur (nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l), është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh., 22 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shtetaset E. Dh., 22 vjeçe dhe R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, mbeti e dëmtuar rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve./Balkanweb

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu