
Pas kapjes së Nicolás Maduro, rrjetet sociale kanë prodhuar një tjetër fenomen viral: veshja që ai kishte veshur në foton e parë të publikuar nga Donald Trump është kthyer në një objekt të kërkuar masivisht online. Brenda pak orësh, mijëra përdorues u dyndën në dyqanin virtual të Nike për të blerë kompletin gri “Nike Tech”, duke bërë që disa masa të rezultojnë të ezauruara.
View this post on Instagram
Kompleti i njohur si Nike Tech – felpë dhe pantallona – kushton rreth 220 euro dhe është shndërruar në simbol ironik të aktualitetit politik. Interesi i pazakontë është konfirmuar edhe nga Google Trends, që regjistroi një rritje të menjëhershme të kërkimeve të shtunën pasdite, e më pas edhe të dielën.

Ndër kërkimet më të shpeshta u dalluan fraza si “nike maduro”, “nicolas maduro nike tech”, “venezuela president nike tech” dhe “nicolas maduro”, të gjitha të shënuara si “impennata” (rritje e fortë). Sa i përket vendeve me volumin më të lartë të trafikut, pesëshja kryesuese përfshinte Kilin, Shqipërinë, Xhamajkën, Francën dhe Shtetet e Bashkuara shkruan Corriere della Sera.
Fenomeni tregon se si politika globale, rrjetet sociale dhe moda mund të ndërthuren brenda pak orësh, duke e kthyer një foto politike në një trend konsumator ndërkombëtar.







