Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nis të mërkurën nga Tirana një turne në shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Turi i Von der Leyen fillon në Shqipëri dhe mbyllet në Kosovë, sipas asaj që është bërë e ditur në kalendarin e publikuar në ëeb-faqen e KE-së.
Presidentja Von der Leyen vizitën e saj e fillon në Shqipëri të mërkurën më 23 tetor, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama, e më pas pritet ta mbajë një fjalim në ceremoninë e inaugurimit të kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë.
Po të enjtën, Ursula von der Leyen do të shkojë në Maqedoninë e Veriut ku do të takohet me kryeministrin Hristjan Mickoski dhe presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.
Më pas, po të enjten do të vizitoj Bosnjën e Hercegovinën, ku fillimisht pritet t’i vizitojë zonat e prekura nga përmbytjet e fundit vdekjeprurëse. Presidentja e KE-së të premten do të ketë takime në Presidencën e Bosnjë e Hercegovinës.
Nga Bosnja, ajo do të shkojë në Serbi, ku do të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin Millosh Vuçeviç.
Ditën e fundit të turneut, presidentja Ursula von der Leyen do qëndrojë për vizitë në Kosovë, kurse më pas do të shkojë në Mal të Zi, ku do të takohet me presidentin Jakov Milatoviq dhe kryeministrin Milojko Spajiq. /vizionplus.tv