
Turistja spanjolle pëson dëmtime në kokë në plazhin e Filikurit, policia i vjen në ndihmë
Një turiste spanjolle ka marrë ndihmë të menjëhershme nga Policia e Himarës dhe pushues të rastësishëm, pasi u rrëzua dhe pësoi dëmtime në kokë në zonën e plazhit të Filikurit.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 16:00, kur Salla Operative njoftoi patrullën e rendit të Komisariatit të Policisë Himarë për një shtetase të huaj që kishte pësuar një incident në plazh.
Shërbimet e policisë u nisën menjëherë drejt vendit të ngjarjes, ku konstatuan se turistja spanjolle ishte rrëzuar dhe kishte mbetur e bllokuar, me dëmtime në kokë.
Punonjësit e Policisë, në bashkëpunim me disa pushues që ndodheshin në zonë, arritën ta nxjerrin nga vendi i vështirë ku ndodhej dhe e shoqëruan me ambulancë drejt Qendrës Shëndetësore të Himarës. Aktualisht, turistja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.