Ndërhyrja në kohë e policisë neutralizoi një të huaj që ecte me thikë në dorë në shetitoren e Sarandës. Sarandaweb raporton se u shmang një situatë e rrezikshme falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të policisë.

v

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Saranda Web (@saranda.web)

I dyshuari është identifikuar si Th. M., 32 vjeç, nga Perugia e Italisë, i cili ndodhej me pushime në Sarandë. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ai ishte në gjendje të dehur dhe dyshohet se mund të ketë edhe probleme të shëndetit mendor.

Fale reagimit të menjëhershëm të Policisë së Sarandës, personi u neutralizua pa pasoja, duke shmangur kështu një rrezik të mundshëm. Policia ka bërë shoqërimin e tij në Komisariat dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu