Një godinë tre katëshe është hedhur në erë mëngjesin e kësaj të hëne përgjatë aksit rrugor Vlorë- Radhimë.

Godina e cila ishte në ndërtim e sipër, nuk kishte zbatuar lejen e ndërtimit dhe kishte shkelur rregullat.

Në objekt u vendos 32 kilogramë lëndë plasëse.

Ndërkohë, për arsye sigurie qarkullimi është bllokuar përkohësisht në këtë aks si dhe energjia është ndërprerë për 15 minuta.

Pamjet e shembjes saj i ka ndarë kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë një tjetër hap në betejën kundër paligjshmërisë.

Në postimin e tij në Facebook, Rama thekson se përballja me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve është një mision që do të çojë përpara deri në fund, për të mbrojtur hapësirat publike dhe për të ndalur shëmtimin e zonave të përbashkëta./Tema

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu