Kryeministri Edi Rama pritet të mbajë turin e radhës me emigrantët shqiptarë në Greqi në Selanik më datë 3 nëntor.

yacht hotel sarande

Rama do të takohet me shqiptarët që jetojnë e punojnë atje në Porto Palace Hotel, ora 11:00, më 3 nëntor, bëjnë me dije burime për gazetaren e Report Tv, Raziela Myslimaj.

Ky do jetë takimi i dytë i Ramës me shqiptarët e Greqisë, pas atij të parit në Athinë, më 12 maj të këtij viti në pallatin e sportit Galatsi të kryeqytetit helen.

Sakaq, para këtij takimi Rama do të jetë më datë 26 tetor me shqiptarët në Nju Jork.

Rama ka patur dhe një takim tjetër me emigrantët shqiptarë në Itali po në muajin maj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu